Google search engine
Home Politike “Flasim”, Rama u merr vendin gazetarëve: Do të ftoj edhe kundështarët

“Flasim”, Rama u merr vendin gazetarëve: Do të ftoj edhe kundështarët

0
183

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm ka lajmëruar për projektin e tij më ë ri Podkasti ‘Flasim’.

Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se “Flasim” është menduar për të folur lirshëm, në praninë tuaj, me njerëz të njohur, a të panjohur.

Gjithashtu ai bëri të ditur se ftesë do të kenë edhe kundërshtarët e tij nëse do të pranojnë të jenë pjesë.

Postimi i Ramës:

“Flasim, është një eksperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podkasti im, i menduar për të folur lirshëm, në praninë tuaj, me njerëz të njohur, a të panjohur. Me personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias. Shqiptarë të huaj miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të tjerë shqiptarë, aty ku nuk hynë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë, pse jo, nëse pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira. Flasim”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here