Google search engine
Home Kronike Atentati me bombë në Shkozet, hidhet në erë një makinë në lëvizje....

Atentati me bombë në Shkozet, hidhet në erë një makinë në lëvizje. Publikohet momenti i shpërthimit

0
199

Një atentat me eksploziv ka ndodhur para pak minutash në Shkozet.

Burime nga News 24 bëjnë me dije se automjeti i cili është hedhur në erë, është në pronësi të Aldo Mustafës.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 në Shkozet.

Nuk dihet ende nëse në makinë ka qenë vetë Aldo Mustafa apo makinën e kishte në përdorim dikush tjetër.

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here