Google search engine
Home Politike “Pushime, biznes dhe turizëm”/ Viza amerikane josh shqiptarët, Yuri Kim zbulon shifrën...

“Pushime, biznes dhe turizëm”/ Viza amerikane josh shqiptarët, Yuri Kim zbulon shifrën marramendëse të qytetarëve që kanë përfituar dokumentacionet e plota

0
123

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri nëpërmjet një njoftimi bën me dije se sot shënohet një vjeçari që kur ambasada ka nisur lëshimin e vizave 10- vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetatët shqiptarë.

Sipas ambasadës më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë, që do të thotë dy herë më shumë se çdo vit tjetër.

Ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.

Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here