FSHF sot do të marr vendimin me hedhjen e shortit për fazën e gjysëm finales së Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022/2023.
Procesi i shortit do të nis në orën 11:00 pranë ‘Air Albania’, në sallën e konferencave për shtyp.
Katër klubet e kualifikuara në këtë fazë janë Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta. Shorti do të përcaktojë dy çiftet, të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.
Vllaznia është kampionia në fuqi me dy finalet e fundit të fituara në Kupën e Shqipërisë, ku në total numëron 8 të tilla. Tirana më pas është ajo që mban rekordin në këtë kompeticion, me 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë. Teuta e ka fituar në total 4 herë, ndërsa Egnatia nuk e ka ende këtë trofe.








































