Google search engine
Home Politike Berisha rrëzon akuzat ndaj PD për financat ruse, reagon Lulzim Basha dhe...

Berisha rrëzon akuzat ndaj PD për financat ruse, reagon Lulzim Basha dhe zbulon lidhjet e kreut të “Foltores” me Moskën, në festat e tij familjare të pranishëm oligarkë nga Rusia

0
161

Skandali i korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, nga pala shqiptare, por që FBI po e heton edhe për favorizim të mikut të Vladimir Putin në biznese ka krijuar një perceptim tjetër në Tiranë për Lulzim Bashën. Deri dje ish-kryetari i Partisë Demokratike akuzohej se kishte marrë fonde nga një oligark rus, por në dritën e skandalit të ri të ish-zyrtarit të FBI, del se gjithçka ishte kurdisur nga qeveria shqiptare për të shkatërruar PD-në e zotit Basha. Por ish-kryeministri Sali Berisha hedh “tymnaja” në sytë e publikut duke dalë me deklarata kontradiktore. Ditën e djeshme kreu i “Foltores” dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse, Ledina Mandia kanë publikuar rezultatet dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD. Mandija ka thënë se ka pasur disa pagesa duke respektuar kontratat por jo në drejtim të ‘Binata Trade’, një kompani ruse që mendohet se i ka dhënë para Partisë Demokratike. Por më pas Berisha habit me deklaratën. Edhe pse del se PD nuk ka marrë para nga rusët, ia kalon të gjithë përgjegjësinë personale Lulzim Bashës. Sipas tij, e gjithë kjo është përgjegjësi e ish-kryetarit. Sali Berisha në një deklaratë për mediat pretendoi se Edi Rama e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që ta përdorte kundër opozitës. “Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD. Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm.   Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Kryeministri me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha dje Berisha.

Mesazhi i koduar i Bashës

Por në një prononcim për mediat, pas daljes nga Kuvendi, Basha i është përgjigjur këtyre akuzave dhe ka plasur mesazhin e koduar për Berishën.  Basha u pyet edhe për burimin e këtyre parave, ku u shpreh se: “Berisha të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”. I vetmi shpjegim është se deri më tani se Sali Berisha, duke nisur nga moment që u përjashtua nga Partia Demokratike e derisa të vdesë, botën do ta shpjegojë me Lulzim Bashën. Natyrisht që nuk është serioze të marrësh seriozisht kryefoltoristin kur bën deklarata, por mesazhi i fortë i Bashës do të thotë shumë. Ish-kreu i PD tregon se nëse shohim emrat në listën e festave familjare të Berishës do të gjejmë emra oligarkësh rusë të cilët kanë qenë të pranishëm.  Meqenëse Basha “e ndezi” situatën, gazeta “sot” risjell në vëmendje shkrimin tronditës të pak muajve më parë të medieve malazeze ku zbuluan se personi që financohet nga Moska në Shqipëri është ish-kryeministri Sali Berisha. ‘Pobjeda’, në shkrimin e saj, bëri të ditur raportin e shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Në artikull theksohej qartë dhe prerë se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha. Gazeta malazeze zbuloi pak kohë më parë se miliarderi rus, Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.

Lidhjet e Berishës me rusët

Jo vetëm kaq, por  Berisha është i vetmi politikan shqiptar që është akuzuar drejtpërdrejt nga funksionarë të huaj se ka lidhje të forta me Rusinë.  Kujtojmë këtu deklaratën e ish-funksionarit të FBI Mark Rossini në vitin 2019. “Në Shqipëri po zhvillohen protesta të drejtuar nga Sali Berisha i cili është nën influencën ruse. Ai dhe familja e tij ka humbur pushtetin. Nëse SB rikthehet në pushtet Putin do të marrë në kontroll Kosovën dhe Shqipërinë. Putin kërkon dalje direkte në portet e Adriatikut. Pa mendojeni pak”, deklaronte ai. Gjithashtu përmendim këtu dhe reagimin e fortë të ish-zyrtari i BE, Knut Fleckentesin. Vetë Berisha e ka thënë në media se ky i fundit kishte deklaruar në një takim që ish-kryeministri është njeri i rusëve. “Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5-ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët”, shprehej Berisha. Një tjetër element është se mediat ruse kanë shkruar me qindra artikuj që mbështesin Berishën, sidomos kur ky i fundit sulmonte SHBA për shpalljen “non grata”. Kur ai protestonte në sheshe, “Russia Today” e transmetonte LIVE tubimin. Madje pak kohë më parë u dekonspirua dhe vetë. Tentoi të akuzonte Rusinë për çështjen e gazit, por doli se ai kishte bërë pazare me “Gazprom”. Madje pranoi se i ishin ofruar dhe çanta me para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here