Të shtënat me armë në Tiranë, u qëllua në drejtim të banesës së zyrtarit të OSHEE-së

0
118

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Lundër, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese. Burimet konfirmojnë se gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat. Sipas burimeve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here