Google search engine
Home Lifestyle Kiara ‘shpërthen’ në lot në studio dhe flet për herë të parë...

Kiara ‘shpërthen’ në lot në studio dhe flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Luizin jashtë shtëpisë së “BBVA”

0
203

Kiara përlotet ndërsa sheh një klip të përpmbledhur ndërsa ka qenë e ftuar në “Fan Club”, një ditë pas daljes nga shtëpia e BBV2.

“Më falni se ndihem e emocionuar. Kur shoh tani pjesë nga klipi, mu kujtuan dhe gjëra që edhe i kisha harruar. Kur e shoh tani që kam dalë jashtë, dhe më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim.

Kërkoj ndjesë kur ndonjëherë duket sikur mua është dukur sikur po ndodhte gjëma, por thjesht ka qenë presioni. Ndihem shumë e lumtur sepse kam përjetuar 90 ditë brenda me njeriun e zemrës”, tha Kiara e emocionuar. Ajo ka përshkruar edhe momentet e para pasi është zgjuar ditën e sotme.

“Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit.

Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. Mu desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.

Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e BBV, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar.

Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë”, ka thënë Kiara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here