Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë…

0
145

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Vlorë, ku prej orës 10:00 ka nisur takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste të këtij qarku.

Gjatë mbërritjes në teatrin “Petro Marko”, Rama është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti Vullnet Sinaj.

Në mbledhje, Rama ka qortuar dhe ka shprehur kritikat e tij për deputetët e qarkut të Vlorës për fushatën që ata bënë për kandidatët për kryetar bashkie.

Ndërkaq, kreu i qeverisë ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Brenda asamblesë do të votohet për emrin e kandidatit për Bashkinë e Vlorës, me votim të fshehtë midis dy emrave, Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Mësohet se Rama ka dalë jashtë nga salla ku po zhvillohet votimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here