Dera u hap me forcë! Zbardhen detajet e operacionit më të fundit: Çfarë mori SPAK nga vila në Palasë e sekuestruar e ish-gruas së Ahmetajt

0
144

Detaje të reja janë zbardhur pas sekuestrimit të vilës në pronësi të ish-bashkortes së ish-ministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) ka sekuestruar vilën në Palasë të Albina Mançkës, e  cila ndodhet në kompleksin ‘Green Coast’, teksa mësohet se vetë Mançka ka deklaruar që ajo nuk është pronare.

Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here