“Dumani numër 2”, eksperti i njohur zbulon emrin e ish-zyrtares: Nëse bashkëpunon do të ketë skandale të mëdha në politikën shqiptare

0
155

Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për katër vepra penal ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Një pikë kyçe për hetimet ndaj ish-ministrit është dhe ish-sekretarja e tij, Alda Klosi e cila është nën hetim në lidhje me paratë e padeklaruara që iu gjetën në shtëpinë e saj.

Sipas ekspertit të kriminalistikës Artan Rexhepi, nëse kjo e fundit do të flasë, do zbulojë një skemë shumë të madhe korruptive. Ai ma dje e konsideroi si “Dumani numër 2” duke iu referuar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka zbuluar shumë vrasje të kryera nga grupet kriminale në vendin tonë.

“Nëse Alda Klosi do vendosë të flasë unë e konsideroj si Dumani numër 2. Do japë një skemë shumë të madhe. Nëse ajo bashkëpunon do jetë një skandal i madh në politikën shqiptare. Por nuk e besoj të flasë. Unë i qëndroj skemës, që kreu i shtetit e servir për të postuar vëmendjen nga skandali i tij që i ka dalë, me McGonigal”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here