“SPAK ka edhe komunikimet private me ish ministrin e Financave”/ Gazetari zbardh detajet e forta: BKH nën trysni i mori bashkëjetueses së Ahmetajt…

0
106

Gazetari, Eni Ferhati tha SPAK tashmë në mënyrë faktike ka edhe bisedat private mes ish-ministrit të Financave dhe bashkëjetueses së tij.

Sipas gazetarit këto të dhëna janë siguruar pasi në një moment presioni Erjola Hoxha i ka dhënë hetuesve të byrosë së hetimit fjalëkalimin e aparatit celular personal, i cili është sekuestruar nga SPAK.

“SPAK mund të kërkojë kontrollin e banesës së personave të afërt të tij, megjithëse zoti Ahmetaj ka një rast specifik pasi nuk ka një martesë të lidhur me zonjën Erjola Hoxha, së cilës i është sekuestruar edhe aparati celular personal i saj.

Sipas avokatit të zotit Ahmetaj, nën trysninë e hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit, ajo i ka vënë në dispozicion edhe kodin, fjalëkalimin e këtij aparati. Ndaj në mënyrë faktike, SPAK ka tashmë edhe komunikimet private të zotit Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij”,-tha gazetari Eni Ferhati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here