Caktohet drejtuesi i ri i IKMT, ja kush e zëvendëson Dallendyshe Bicin

0
107

Agim Ismaili caktohet drejtues i IKMT, në vend të Dallendryshe Bicit.

Agim Ismaili pritet të emërohet në krye të IKMT-së (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila pak ditë më parë u emërua në krye të Kadastrës, në vend të Artan Lames.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshèm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis.

Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshèm të Autoritetit Kombètar tè Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992.

Ka punuar disa kohë në policinë elektrike. Ismaili ka kryer mastër shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here