Alarm në Kremlin, shpërthen në flakë ndërtesa e shërbimeve sekrete ruse, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

0
99

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në një godinë të përdorur nga shërbimi i brendshëm rus i inteligjencës (FSB ) në Rostov, në Rusinë jugore, në kufirin me Ukrainën. Siç ka njoftuar agjencia e lajmeve Tass, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video në të cilat shihen flakët në shumë pjesë të ndërtesës dhe tym që shihej në të gjithë qytetin. Banorët e Rostovit raportuan se kishin dëgjuar “një shpërthim të fortë ” përpara zjarrit. FSB është shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë dhe është përgjegjës për kundërzbulimin, sigurinë kufitare dhe kundërterrorizmin. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem me qarkun. Më pas, disa kontejnerë me karburant dhe lubrifikantë kanë shpërthyer nga flakët, siç raportoi guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev. Zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës në 20 Sievers Avenue.

Dy mure kanë rënë dhe sipërfaqja ku kanë shpërthyer flakët ka arritur në 880 metra katrorë. Banorët e banesave që ndodhen pranë objektit të djegur nga flakët, janë evakuuar menjëherë. Qyteti është kryeqendra e rajonit jugor të Rostovit në kufi me rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, aktualisht ‘arena’ kryesore e luftimeve intensive. Ka pasur një sërë sulmesh me zjarrëvënie në ndërtesat qeveritare në Rusi, të tilla si zyrat e regjistrimit dhe të rekrutimit, që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022. Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin i tha FSB-së të punonte akoma më shumë, pai po shtohej spiunazhi dhe sabotimi nga Ukraina dhe Perëndimi. Mykhailo Podolyak, një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse për shpërthimin në Rostov, duke shkruar në Twitter: “Ukraina nuk ndërhyn, por shikon me kënaqësi…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here