Enkelejd Alibeaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të marr nga KAS për rregjistrimin e PD në KQZ në garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij ai iu bën thirrje demokratëve t’i bashkohen Partisë Demokratike, duek e prezantuar atë me një kandidat të vetëm. Nga ana tjetër vonesën e këtoij procesi ai bën fajotr Celibashin poër të gjithë pengesën e PD zyrtare si rregjistrim subjekti ligjor.
Postimi i Alibeajt:
Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.
Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.










































