Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell tha se nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtetas shqiptar që të shpallet non grata nga BE-ja.
“Nga pikëpamja jonë e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë, por mesa di unë nuk kam asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Borrell, ndërsa u pyet për qëndrimin e BE-së ndaj Sali Berishës, i cili është shpallur non grata nga SHBA-ja.










































