Google search engine
Home Politike “Na mbështesni financiarisht, nuk e përballojmë dot më”/ Reforma e drejtësisë kushton...

“Na mbështesni financiarisht, nuk e përballojmë dot më”/ Reforma e drejtësisë kushton shtrenjtë, Rama mbetët ‘trokë’ dhe iu shtrin dorën…

0
113

Në Tiranë po zhvillet sot takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

Në kuadër të këtij takimi ndodhen në Tiranë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.

 “Të nderuar përfaqësues i lartë i BE, dua të shpreh mirënjohjen për të gjtihë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe komisionerit Varheleyi për një proces i cili ka qenë tejet i vështirë dhe për një periudhë të shkurtër shumë i padrejtë dhe sot me mbledhjen për herë të parë të këshillit të Stabilizim Asociimit jashtë Brukselit na keni dëshmuar respekt dhe vullnet të palëkundur në këtë rrugë që është e çelur dhe e drejtë, por jo pa vështirësi.

Jemi shumë të lumtur që nuk kemi asnjë pengesë, asnjë vonesë dhe ne konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi. Ka nisur të japë frytet domethënëse, ka dhe ajo ferrat dhe gropat e veta, por në Shqipëri ndodh një fakt që askush pak kohë më parë nuk e imagjinonte kur drejtësia e re po godet njerëz, indidvid të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Dhe po tregojmë dhe ne bashkë me to që koha e të paprekshmëve ka mbaruar.

Në asnjë vend të rajonit drejtësia nuk godet majtas apo djathtas si në Shqipëri. Ne nuk kemi vënë në asnjë moment në diskutim ato që drejtësia e re vendos dhe e kemi bërë të qartë se cilido që ka punë me drejtësinë të marrë avokat. PS që qeveris nuk ofron shërbime avokatie për askënd. Ne duam të hyjmë në një fazë të re në prokurimet publike që do të përmbysë tërësisht sistemin dhe siç del nga qëndrimet e Këshillit, heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është synimi ynë ndaj po punojmë me agjencinë e OKB dhe do paraqesim një platformë të re për prokurimet publike, opasi aty është një nga problemet kryesore.

Kemi biseduar dhe për konveregjencën ekonomike për të qenë në një hap jo për procesin e integrimit, ama për aspektin financiar nuk mund tu rezistojë të gjitha këtyre goditjeve që nuk kanë lidhje me ne.

Mbështetja për Kroacinë etj ka mbështetje marramendëse, ne nuk e përballojmë dot ndërsa njerëzit po na i marrin me paga më të larta”- u shpreh Rama.

Kryeministri në fjalën e tij ka kërkuar ndihmën drejtuesve të lartë të Bashkimit Europian, mbulimi financiar për forcimin e reformës së drejtësisë kushton shtrenjë dhe bëhet e pa përballueshme financiarisht pas goditjeve të shumta që merr ky sektor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here