Google search engine
Home Kronike “Do ekzekutoja edhe një tjetër person në Gjermani” vrasësi i biznesmenit Behar...

“Do ekzekutoja edhe një tjetër person në Gjermani” vrasësi i biznesmenit Behar Sofia flet ‘pa dorashka’ në gjyq: Paratë do i merrja nga “Bajlozi” dhe zbulon shumën e majme që do ‘shpërblehej’

0
203

Vrasja e bujshme e Behar Sofisë, ka nxjerr sot para togave të zeza autorin e vrasjes, Ernejt Shyti i cili ka pranuar të flas për të tjera detaje për porositë dhe elemonimet.

Ai ka pranuar para gjykatës se personat që e kishin porositur për vrasjen e biznesmenit Sofia, i kishin kërkuar të kryente dhe një tjetër vrasje në Gjermani.

Vijon më tej duke thënë se bëhej fjalë për një 34- vjeça, emri I të cillit nuk bëhët i ditur dhe kundrejtë ekzekutimit do të ‘shpërblehej’ me shumën prej 500 mijë eurove.

Sipas porositësve, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person i njohur me pseudonimin “Bajlozi”, të cilin nuk e njihte.

Shyti ka treguar më tej me detaje vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nga përgatitja e krimit deri tek finalizimi.

Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias, më 12 mars 2021 në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka sjellë më herët dëshminë e Ernejt Shytit për grupin hetimor, ku ka folur me emra për bashkëpunëtorët.

Duke qenë se “preja” e atentatit jetonte në një pallat në qendër të Tiranës, të survejuar nga kamerat e shumta dhe policia, grupi po haste vështirësi në organizimin e vrasjes.

Ndaj për këtë qëllim, vrasja e Behar Sofias kërkonte një studim të hollësishëm prej tyre. Është ky moment sipas grupi hetimor, kur persona të paidentifikuar por që pretendohet të jenë porositësit e vrasjes, ia ngarkojnë këtë punë Jemin Sherës, i cili njihet në rrethet kriminale edhe me pseudonimin ‘Bajlozi’.

Profili i Jemin Sherës si një nga porositësit e vrasjes së Behar Sofias, u evidentua edhe nga pamjet filmike të siguruara ditën e krimit rreth vendit të ngjarjes, ku ky i fundit vihet re teksa qëndron mëngjesin e vrasjes ulur në një tavolinë me Skënder Vathin, në një nga lokalet pranë pallatit të viktimës.

Ndërsa pamjet shquajnë momentin kur Shera i kalon Vathit diçka në duar.
Sipas grupit hetimor, fillimisht Jemin Shera ka kontaktuar për vrasjen Bujar Nezën, i cili, rezulton se ishte njohje dhe lidhje e drejtpërdrejtë e Sherës.

Fill pas këtij momenti, Bujar Neza i ka prezantuar Jemin Sherës, Xhuliano Vishën që vinte si njohje e Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës, të dy dajë e nip, por që ndërkohë ishte edhe shok fëmijërie me Ernejt Shytin.

Visha do të ishte fillimisht këmbëza e atentatit, por që me tërheqjen e tij këtë rol do ta merrte shoku i tij, Ernejt Shyti. Siç do të rrëfente edhe vetë më pas në prokurori, Ernejt Shyti doli për ditë me radhë në kërkim të presë së tij.

Derisa ditën e tetë, Skënder Vathi, në këtë rast ‘Daja’ i bëri me shenjë, që shënjestra ishte përballë tij, por duke qenë se nuk ishte gati psikologjikisht, Shyti tregoi për hetuesit se priti edhe 8 ditë të tjera, për të kryer ekzekutimin.

Ndërkohë që nuk e dinte ende se kush ishte viktimat e tij dhe rëndësia që kishte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here