Ana Shkreli, kryeredaktorja e njohur në një intervistë televizive tregon për publikun se si është njohur me kandidatin e opozitës në bashkinë Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ajo ka rrëfyer se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë, ndërsa më vonë kanë biseduar dhe qenë disa takime.
Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Ana po kryente universitetin, pa e lajmëruar.
Kjo është hera e parë që Ana shfaqet në një intervistë me Belindin.
Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.
Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit, të huazimin siç u shpreh ajo.
E pyetur gjatë intervistës për qëndrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundërshtimin e saj, Ana tha se kjo ka qenë zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.
Shkreli, ka shtuar se është e shqetësuar në lidhje me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Tiranë.
Të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe cënimin e trashëgimisë.
Ana ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ajo tha se Këlliçi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrëdhëniet me ta.
E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.