Google search engine
Home Politike Drejtesi Artur Meçollari jep ‘llogari’ për herë të dytë në SPAK dhe zbardh...

Artur Meçollari jep ‘llogari’ për herë të dytë në SPAK dhe zbardh detajet: Kam paditur dhe ish-Shefin e Shtabit Bajram Begaj. Ja çfarë ka ndodhur në bazën e Shëngjinit

0
200

Për herë të dytë brenda pak ditësh, ish-Zv.komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari është thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me hetimin që po zhvillohet për pronat e ushtrisë. Ai tha se ish-Shefi i Shtabit dhe zyrtarë të tjerë kanë lejuar një ndërtim 4 katësh brenda bazës ushtarake të shëngjinit në shkelje të rregullave dhe pa autorizimin e Presidentit.

Ish-Zv.Komandanti i Forcave Detare, Artur Mecollari u paraqit për herë të dytë në spak brenda pak ditësh ku dha shpjegime për kallëzimin e bërë ndaj disa zyrtarëve të lartë në lidhje me menxhimin e pronave të ushtrisë.

Artur Meçollari: “Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Bajram Begaj, ish-Komandanti i Flotës Detare, Gjeneral-Brigade, Ilir Djepaxhia dhe ish-Komandanti i Policisë Ushtarake, Kolonel Altin Kurtin”

Mecollari tha se ka shpjeguar para prokurorëve shkeljen që ka ndodhur me bazën e ushtrisë në Shëngjin, ku sipas tij është lejuar një ndërtim 4 katësh.

Artur Meçollari: “Kanë lejuar ndërtimin në pronën e ushtrisë të një godine 4-katëshe. Ata e dinë, dhe duhet të shpjegohen ata”.

Sipas Mecollarit, vendimmarrja për asetet e ushtrisë është kryer në shkelje të procedurave ligjore

Artur Meçollari: “Nuk kanë leje nga Presidenti, pasi është ai autoriteti që vendos për pronat e ushtrisë. Nëse do të jepej me qira duhej të dilte nga plani. Pra, nuk është bërë procedura”.

Për abuzimet me pronat e ushtrise, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-Shefin e Shtabit të ushtrisë Bardhyl Kollçaku dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Hetimi përfshin edhe menaxhimin e bazës së ushtrisë në Sarandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here