Ankth në NATO dhe gjithë fuqitë Perëndimore, droni amerikan “Reaper” rrëzohet në Detin e Zi pas goditjes nga avioni rus

0
97

Një avion luftarak rus është përplasur ditën e djeshme me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi. Lajmin e ka dhënë ushtria amerikane. SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin, tha komanda evropiane e SHBA-së. “Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker. Ushtria amerikane tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve”. Hecker tha se në incident u përfshin dy avionë rusë të llojit Su-27. Një prej avionëve luftarakë rus goditi helikën e dronit MQ-9, shtoi Hecker. Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”. Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”. Hecker tha se avionët e SHBA-së dhe të aleatëve “do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ndërkombëtare” dhe i bëri thirrje rusëve “që të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”. Ky incident pason disa veprime të rrezikshme të kryera nga pilotët rusë kur janë takuar me avionët e SHBA-së dhe të aleatëve në hapësirën ndërkombëtare, përfshirë edhe mbi Detin e Zi, u tha në deklaratën e ushtrisë amerikane. Forcat amerikane në mënyrë rutinore kryejnë fluturime në mbarë Evropën, mbi territore sovrane dhe përmes hapësirës ndërkombëtare, në koordinim me shtetet nikoqire dhe me ligjet ndërkombëtare, u tha në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here