SHBA mesazh të fortë Rusisë, armatos për herë të parë deri në “dhëmbë” përbindëshin e detit

0
168

Terror për Rusinë e Vladimir Putinit. Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e përparuar amerikane, USS Gerald Ford, është armatosur deri në dhëmbë, për herë të parë me të gjithë kapacitetin e saj të disponueshëm. Aeroplanmbajtësja do të marrë pjesë në stërvitjen e njohur si COMPTUEX. “Kjo stërvitje teston gatishmërinë e aseteve tona”, tha dje Kristi Johnson, zëdhënësi i flotës së dytë amerikane, për “Businessinsider”. USS Gerald Ford është aeroplanmbajtëse e klasit të parë dhe më e avancuara e Marinës amerikane. Ajo ka një vlerë prej 13 miliardë dollarësh. Anija përfundoi në vitin 2013, ndërsa doli në det për herë të parë në vitin 2017. Në këtë aeroplanmbajtëse është aplikuar teknologjia më e fundit. Ajo ka edhe ashensorë të avancuar që mund të lëvizin raketa dhe bomba në kuvertë dhe katapulta elektromagnetike që supozohet se janë të afta të lëshojnë avionë në një mënyrë shumë herë më efikase se teknikat e mëparshme me avull. Kujtomë se me më shumë se 3 milionë efektivë, 4800 baza në 7 kontinente dhe një buxhet vjetor më të madh se 700 miliardë dollarë, ushtria e Shteteve të Bashkuara konsiderohet si forca luftarake më e madhe e botës. Aeroplanmbajtëset: SHBA ka në flotën e saj 11 anije të tilla, 10 “Nimitz-class” dhe një “Ford-class”, por vetëm 4 prej tyre janë të gatshme të përfshihen në një betejë. Ato mund të mbajnë 60 avionë luftarakë, si F/A-18, të cilët mund të largohen deri në 2300 kilometra. Secili avion mban 2 predha ajër-tokë.  Gjithashtu, SHBA ka dhjetëra nëndetëse që mund të godasin me predha “Tomahawk” objektiva në det dhe tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here