Presidenti Bajram Begaj përfshihet në një incident në Gjermani, ja si plasi sherri në sallën “VIP” të Aeroportit të Mynihut mes kreut të shtetit dhe diplomatëve shqiptarë, zbardhen prapaskenat dhe kërcënimet

0
160

Teksa Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan në forumin “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes”, në Tiranë është përhapur lajmi për një incident në aeroportin e Mynih, Gjermani. Disa media dhe portale shqiptare, kanë zbardhur një ngjarje të paprecedentë dhe skandaloze që ka shkaktuar Presidenti i vendit Bajram Begaj. Vizita e para disa ditëve e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj drejt Brukselit është shoqëruar me përplasje të forta mes Kreut të Shtetit dhe ambasadorit të Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko. Mësohet se Begaj ka kaluar transit nga Gjermania për të vijuar më pas udhëtimin për në Bruksel, por nuk ka mbetur i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar. Me futjen në territorin e Gjermanisë, Presidenti ka kërkuar eskortë nga Policia Gjermane dhe pavarësisht sqarimeve nga ana e ambasadorit, këmbëngulte me kokëfortësi në idenë e tij. “Nuk jeni për vizitë zyrtare në Gjermani, jeni transit”,  i është drejtuar Kuko, por Begaj ka eskaluar në kërcënime. “Këtë gjë do ta mbash mend sa të jesh gjallë”, mësohet të ketë thënë Begaj.

Ministrja Xhaçka ofendon ambasadorin e Shqipërisë në Gjermani

Ndërkohë ambasadori Kuko i ka tërhequr vërejtje zotit Begaj për gjuhën e përdorur. “Kam patur të bëj me 7 Presidentë, nuk më ka ndodh një gjë si kjo, nuk pajtohem me ketë mënyrë të foluri, unë po iki. Stafin dhe makinat i keni këtu”, ka qenë përgjigjia e prerë e Kuko. Ambasadori iku, por Presidentit Bajram Begaj nuk i dilte inati! Ai ka telefonuar me urgjencë Ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe i ka raportuar gjithçka. Sigurisht, ministrja ka mbrojtur Kreun e Shtetit, të cilit dhe i ka thënë: “Artur Kuko është një idiot”!

Reagon ashpër ish-ministri Manjani dhe sulmon Begajn

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë dje një reagim në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media, ku thuhet se presidenti Bajram Begaj ka kërkuar eskortë nga policia federale gjatë vizitës në Gjermani. Në lidhje me këtë Manjani shkruan “kryetari i shtetit në vend të përpiqet të na rregullojë, me aq sa mundet, imazhin andej nga shkon, na nxjerr bojën. Në fakt tregon se në çfarë shteti është në krye”. “Bajram Efendiu… Artur Kuko është shqiptari qytetar që i ka shërbyer Shqipërisë me shumë dashuri, profesionalizëm dhe kompetencë. Turi i takon atij grupi ambasadorësh që Republika mezi i ka dhe lutem t’i ketë për kohë të gjatë. Bajram Efendiu, ish-mjeku i kolonoskopisë që u bë dhe Shef Shtabi i Ushtrisë e tashmë edhe President  nuk i afrohet as te maja e thoit Artur Kukos dhe disa ambasadorëve si puna e tij. Kryetari i shtetit më të degjeneruar në Europë paska kërkuar eskortë. E ku pa, në Gjermani! Po pse të duhet eskorta more Efendi? Nga kush do të mbrohesh?! Apo do të shesësh pordhë se  je President?! Po kujt do ti shesësh pordhë?! Gjermanëve?! Allah, allah o Efendi”, shkruan ai. Ndërkohë zoti Manjani thekson se presidentit Begaj duhet të jepte llogari para drejtësisë për aferat me pronat e ushtrisë.  “Po si ka mundësi që i shkon mendja për salltanete të tilla kryetarit të shtetit, shtetasit e të cilit ikin me gomone duke rrezikuar jetën!? I shtetit të shpartalluar,ku më shumë se gjysma e shtetasve kanë braktisur territorin!!! Pastaj, ç’kusur i ka Ambasadori Efendiut?! E kupton se nuk i takon eskorta apo jo?! Po edhe sikur ti takonte, e kupton se sa i degjeneruar është që e kërkon?! Kryetari i shtetit në vend të përpiqet të na rregullojë, me aq sa mundet, imazhin andej nga shkon, na nxjerr bojën. Në fakt tregon se në çfarë shteti është në krye. Është në shtetin që duhet ta kishte nën hetim për aq sa kallëzuar me shumë detaj e profesionalizëm nga Artur Meçollari. Duhet të ishte në SPAK Efendiu dhe jo të kërkonte eskortë në Gjermani. Aq më pak ti hakërrehet Artur Kukos, ambasadorin tonë më të mirë”, nënvizoi ish-ministri Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here