Linja ajrore “Wizz Air” ka shfaqur sërish probleme. Në redaksinë e “BalkanWeb” kanë mbërritur pamje ku udhëtarë shqiptarë në Aeroportin e Beauvias në Paris, mes tyre fëmijë dhe të moshuar kanë pritur më shumë se 3 orë për t’u nisur drejt Aeroportit Nënë Tereza.
Një prej qytetarëve denoncon se nuk dihet ende se kur situata mund t’i rikthehet normalitetit. Qytetari konfirmoi se ka tentuar disa herë të ketë komunikime me personat përkatës në Aeroport, por pa rezultat konkret, ndërsa situata sa vjen e bëhet më e vështirë.
Sipas tyre, probleme të kësaj natyre janë sistematike në këtë aeroport, nga linja “Wizz Air”.







































