Google search engine
Home Politike Drejtesi Presioni i SHBA detyron prokurorët që bllokuan hetimin e Arben Ahmetajt të...

Presioni i SHBA detyron prokurorët që bllokuan hetimin e Arben Ahmetajt të dorëhiqen, kreu i SPAK merr në dorë aferën e shekullit që është implikuar 2-shi i Ramës

0
185

Presioni amerikan për të mos toleruar askënd që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale, ka detyruar prokurorin e posaçëm, Klodian Braho të dorëhiqet nga hetimi i dosjes 277 fraksion 1, njëri prej akteve të ndara prej tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Dorëheqja është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që SPAK ka ndarë këtë të premte, ku thotë se tashmë hetimet për këtë dosje, e cila cilësohet si afera e shekullit, janë marrë në dorë nga vetë drejtuesi i strukturës, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonaj. Në këtë megaskandal, është implikuar 2-shi i Ramës, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili u amnistua nga prokurori Braho, ndonëse provat që implikojnë ish-ministrin socialist tek afera e djegësve ishin sheshit. Përmes një njoftim të shpërndarë dje për mediat, SPAK thotë se prokurori tjetër Eneid Nakuçi është bërë pjesë e dosjes, pasi Klodian Braho e ka ndarë atë në katër akte dhe nuk ka kryer, sipas njoftimit, asnjëherë veprime hetimore për llogari të kësaj dosjeje. “Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020. Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit”, shprehet SPAK.

Amnistia e Ahmetajt

Si Braho, ashtu edhe Nakuçi janë kallëzuar se kanë fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn te inceneratori i Elbasanit. Provat e faturave që Klodian Zoto ka paguar ndër vite për pushimet e Arben Ahmetajt dhe mesazhi që tregon se Zoto është porositësi real i vilës ku SPAK ushtroi kontrolle mbrëmjen e së enjtes kanë qenë edhe në duart e dy prokurorëve Nakuçi e Braho, por urdhri për të ushtruar këto kontrolle u dha vetëm pasi dosja kaloi në duart e Dumanit dhe Millonajt. Braho dhe Nakuçi nuk vepruan për muaj me radhë, ata ndanë dosjen në katër akte, por në asnjërin prej tyre, jo vetëm që Ahmetaj nuk përmendej, por as Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, që ai drejtonte në kohën e dhënies së koncesionit. Nga dëshmitë e dhëna nga anëtarët e tjerë të komisionit që shqyrtoi koncesionin pikërisht kjo ministri del që ka pasur rolin qendror në përcaktimin e procedurës së koncesionit me negocimi pa shpallje, që vetë dy prokurorët Braho e Nakuçi thonë në dosje se është e paligjshme.

SPAK: Mos na intimidoni

Ndërkohë prokuroria i ka marrë si sulme dhe presione reagimet e shumta më media. SPAK shprehet se zbaton vetëm ligjin dhe ka kërkuar të ndalen presionet që po bëhen për hetimin e ish-ministrit.“Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit. Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm”, nënvizon SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here