Publikohet VIDEO e frikshme me shpejtësi skëterrë/ Momenti kur “Audi” çan barrierën e mbikalimit të Saukut

0
131

Ky është momenti kur “Audi Q8” i Klevis Ruçajt, çan barrierën e mbikalimit të Saukut e fluturon në anën tjetër. Publikohet momentin me video, ku shihet se një mjet “Benz” shpëton për pak.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here