Google search engine
Home Sport Super Bajern shkatërron Paris San Zhermen në Champions dhe shkon në çerekfinale,...

Super Bajern shkatërron Paris San Zhermen në Champions dhe shkon në çerekfinale, Mesi e Mbape eliminohen

0
178

Rezultatet e ndeshjeve të para në 1/8 e finales të Champions League kishin lënë të hapur mundësinë e kualifikimit për të gjithë ekipet që përplaseshin mbrëmë, por natyrisht që favoritë ishin gjermanët e Bajernit të Mynihut përballë Paris San Zhermenit e Milani përballë Totenhemit. Përplasjet mes tyre ishin të forta e me të papritura, por mbrojtjet në tërësi dukeshin mjaft të vendosura. Ndeshja e parë midis PSG-së dhe Bajernit, luajtur në Paris, ishte fituar nga gjermanët 1-0, ndaj pritej me interes kjo ndeshje kthimi, për të parë se çfarë do të bënin francezët në fushë. Pjesa e parë e lojës mbyllet në barazim 0-0, duke e bërë enigmatik vazhdimin e takimit, edhe pse gjermanët mbeteshin favoritë falë fitores në takimin e parë. Në pjesën e dytë gjermanët kaluan në entuziazëm pasi gjetën golin me anë të ?upo Moting, por pas ndëryrjes së sitemit VAR, goli u anulua. Gjithsesi, i njëjti lojtar, duke përfituar nga asistimi i Goretzës, arrin të shënojë golin e avantazhit në minutën e 61-të. Ky gol i çliroi gjermanët nga presioni dhe nisën menjëherë të menaxhonin avantazhin e krijuar. Në minutën e 90-të Gnabri shënoi golin e dytë dhe ky gol i dha Bajernit kualifikimin për në çerekfinale. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0 Bajerni i tregoi Mesit me shokë se bavarezët e merituan kualifikimin dhe shfaqen si favoritë për ta fituar trofeun. Ndërkohë, pjesa e parë midis Totenhemit të Londrës dhe Milanit ishte në ekuilibër perfekt. Italianët goditën më shumë drejt portës por jo në shënjestrën e duhur, por as skuadra angleze nuk pati fuqi për të bërë diferencën, madje u duk se Milani i kishte marrë dominimin e mesfushës dhe e kishte vënë në vështirësi. Ky fraksion i parë i lojës u mbyll me shifrat e bardha 0-0, rezultat që i shkoi për shtat skuadrës italiane. Në pjesën e dytë Totenhemi e rriti ndjeshëm nivelin e lojës dhe shtoi forcën sulmuese të tij, duke tentuar të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të luajtur në “San Siro” të Milanos. Në këtë pjesë Totenhemi kontrolloi më shumë lojën, e rriti forcën goditëse, por rrezikoi shumë në kundërzbritjet e skuadrës italiane që tentoi të ishte racionale në veprime. Në të 77’ Romero merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuqe, duke e lënë Totenhemin me 10 vetë dhe duke ia vështirësuar objektivin. Pa 90 minutash intensive dhe të forta, ndeshja u mbyll në barazim 0-0 dhe me golin e shënuar në takimin e parë (1-0), Milani arrin të kualifikohet në çerekfinale. Një ditë më parë, këtë objektiv e realizuan ?elsi dhe Benfika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here