Google search engine
Home Politike Pas deputetit socialist, kush është ministrja e njohur që ka radhën për...

Pas deputetit socialist, kush është ministrja e njohur që ka radhën për në SPAK

0
156

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku qëndroi për më shumë se tre në SPAK ku u mor në pyetje për pronat e ushtrisë dhe firmat që ka hedhur kur ishte në krye të FA-së.

Për mediat nuk pranoi që të fliste gjatë pasi tha se dëshmia ishte sekret hetimor dhe do të merret vesh në kohën e duhur, duke mos dhënë më shumë sqarime për mediat.

Kollçaku u thirr në prokurori për të dhënë disa sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.

Pronat janë zonën e Sarandës dhe Shëngjinit. Ato janë dhënë me qira për gati 20 vite në mënyrë të paligjshme, sipas Meçollarit, i cili po ashtu ishte i pranishëm në SPAK.

Në ditët në vijim për këtë dosje pritet që të dëshmojë edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila përpara se të kalonte te Punët e Jashtme ishte në krye të Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here