Google search engine
Home Politike KQZ merr vendimin! Celibashi i jep goditjen e fuqishme Sali Berishës dhe...

KQZ merr vendimin! Celibashi i jep goditjen e fuqishme Sali Berishës dhe i dërgon sinjale Lulzim Bashës: Keni 48 orë kohë për …

0
221

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kthyer mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Celibashi u shpreh se dokumentacioni i paraqitur është i paplotë dhe i vendosi një ultimatum prej 48 orësh përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa.

“Dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë për ato arsye që unë thashë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Celibashi.

Celibashi u shpreh se kryetar i PD në gjykatë rezulton Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha dhe i takon atij që të autorizojë regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 Majit.

“Nuk është KQZ që vendos se kush është kryetari i një partie. Dikush nga ju thotë e vendos anëtarësia, dikush një tjetër. Por në fakt ligji e përcakton se është Gjykata që e përcakton se kush është përfaqësuesi i një partie politike.

Kjo është e qartë dhe regjistri i partive politike gjendet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Aty shënohet emri i plotë i partisë, inicialet dhe emri i kryetarit. Ky është dokumenti zyrtar që tregon se një parti politike është e regjistruar dhe kush është drejtuesi i saj.

Anëtarësia e partisë mund të njohë për drejtues këdo që ata çmojnë, por për ligjin dhe KQZ merret në referencë dokumenti zyrtar. Do të ishte shumë e demshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime dhe fakte publike për aq kohë sa ka një dokument zyrtar që vërteton faktin e caktuar.

Unë mund ta pranoj që z. Sali Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk vendos asgjë në përmbushje të ligjit. Pra mendoj se të drejtën për të kërkuar regjitrimin në zgjedhjet e 14 Majit e ka zoti Lulzim Basha” – tha Ilirjan Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here