PD zyrtare sfidon PS dhe “Foltoren”, angazhohet plotësisht të mos pranojë donacione nga krimi e “parajsat fiskale” për zgjedhjet lokale të 14 majit, publikohet deklarata solemne

0
152

Kryetari i komanduar në krye të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka lëshuar një deklaratë solemne, ku zotohet për mënyrën se si do të vijohet me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në deklaratën e firmosur prej tij, si personi i autorizuar nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, Alibeaj zotohet se nuk do të pranojnë donacione nga krimi, parajsa fiskale apo që perceptohen si favorizime për dhënie kontratash publike dhe emërime në funksione publike. Gjithashtu, në deklaratë, të cilën gazeta “SOT” e ka siguruar të plotë dhe po e pasqyron më poshtë për lexuesin, zoti Alibeaj zotohet së do të sigurohet që të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështesin, të mos  gjitha anëtarësia të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre.

Ja deklarata

Deklarata e angazhimit solemn e Kryetarit të Partisë Politike për zgjedhjet e për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023. Në emër dhe për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) që sipas vërtetimit të datës 01.03.2023 të Zyrës së Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka të regjistruar si kryetar z. Lulzim Basha, i cili ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm të datës 18 mars 2022, unë Enkelejd Alibeaj deklaroj:

1.      Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/drejtues/anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale. Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që:

2.      Të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre;

3.      Të zbatojmë parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore evropiane për votim universal, të barabartë, të lirë, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë;

4.      Të respektojmë të drejtat dhe liritë politike të shtetasve, organizatave, partive politike, për të promovuar dhe debatuar çështje politike;

5.      Të mos përfshihemi në praktika kërcënuese ose pengimi për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve;

6.      Të bëjnë publike në kohë reale pranë KQZ-së dhe faqen zyrtare të subjektit tonë politik çfarëdolloj donacioni si dhe të refuzojmë dhurime në mjete monetare apo natyrë që:Tejkalojnë limitin e përcaktuar për donacion;Janë kontribute në para apo në antyrë me prejardhje nga burime të ndaluara që përfshijnë edhe të ardhurat nga krimi, individë, kompani të huaja nga vende me origjinë të dyshimtë të parajsave fiskale; Janë donacione të cilat nënkuptojnë apo përceptohen si favorizime për dhënie kotratash publike, emërime në funksione publike apo përfitime të tjera që shkojnë në emër e për llogari të dhuruesit.

Alibeaj sulmon Berishën

Por pas vendimit të “Apelit”, Alibeaj shtriu dorën e bashkëpunimit për të dalë me kandidatë të përbashkët. Mirëpo Berisha e refuzoi dhe dje tregoi se është gati të shkojë në zgjedhje në krahë të Metës dhe jo me Alibeajn e ata që i kanë dalë kundër.Mirëpo dje Alibeaj ja ka bërë të qartë se ai vetë do të shkojë në zgjedhje sido që të vendosë Saliu. Alibeaj zhvilloi një takim me demokratët e njësisë 12 në Tiranë dhe “thumboi” disa herë Berishën.“U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë. Është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh. Që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë. PD lindi e orientuar drejt perëndimit, nuk e kishim menduar që ne të vendoseshim në këtë provë për t’i mbajtur lart ato vlera dhe parime të PD dhe pavarësisht vështirës të një viti dhe të një situatë të paimagjinuar, ia dolën duke dalë dinjitoz. Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen”, tha Alibeaj.Duke u ndalur te vendimi i Apelit, ai tha se nuk dihet triumfator. Sipas Alibeajt PD duhet të bashkohet, por ja bëri të qartë Berishës se partia nuk mund të përdoret për interesa personale. Nga ana tjetër i dha goditje Berishës dhe për protestat.“Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë. Ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore. Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ne kemi besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë. S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi. Kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim. Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë. Kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi”, tha Alibeaj.Të premten Gjykata e Apelit vendosi që vula e PD t’i takojë Alibeajt dhe tani Berisha është jashtë zgjedhjeve. Alibeaj ka kërkuar që disa kandidatë të “primareve” të futen nën logon e PD, por Saliu refuzon. Si duket “Foltorja” do shkojë në zgjedhje nën logon e partisë së Metës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here