Google search engine
Home Politike Ja të gjitha prapaskenat e vulës së PD, zbardhen kërcënimet, presionet e...

Ja të gjitha prapaskenat e vulës së PD, zbardhen kërcënimet, presionet e forta, pazaret e çantat plot me lekë të ofruara nga Sali Berisha për të fituar me dhunë selinë blu dhe si i prishi skemat ndërhyrja e fuqishme e SHBA

0
133

Data 3 mars shënoi “vdekjen” politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo ishte data që Gjykata e Apelit në Tiranë mbajti seancën që përcaktoi se kush do e mbante vulën e Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pavarësisht se Sali Berisha në prapaskenë i luajti të gjitha kartat, duke nisur nga kërcënimet, presionet e forta, pazaret dhe deri tek çantat me lekë. Por të gjithë planin e kreut të Foltores për të uzurpuar PD, e prishën amerikanët. SHBA shpëtoi partinë opozitare më të madhe në vend nga “kthetrat” e Sali Berishës për qëllimet e tij personale dhe jo në të mirë të demokratëve, apo qytetarëve.

Zbardhen prapaskenat për vulën e PD

3 marsi përfundoi për Berishën si “Nata e Shën Bartolomeut”, një masakër e vërtetë me humbje shumë të mëdha sipas historisë. Por çfarë ndodhi në prapaskenë? Gazeta “SOT” po sjell të gjithë dinamikën që nga momenti që PD i hyri dyerve të gjykatave. Nga paniku se do të humbiste Partinë Demokratike, Sali Berisha e nisi si fillim me joshjen e deputetëve me poste dhe ofiqe që të rikthejë në normalitet jetën parlamentare të demokratëve duke marrë shumicën e grupit dhe duke larguar nga drejtimi i tij, Enkelejd Alibeajn. Ai piketoi demokratët e pakënaqur me linjën e Alibeajt, por edhe ata që kërkonin poste të reja. Por ky skenar nuk i eci dhe Berisha kaloi në fazën e dytë. Atë që di të bëjë më mirë. Me kërcënime e shantazhe me dosje për demokratët që i kanë dalë kundër. Madje burime të sigurta i thanë gazetës se segmente të “Foltores” jo vetëm që kanë shantazhuar gjyqtarët që kanë në dorë fatin e PD, por u kanë dërguar edhe mesazhe kërcënuese demokratëve mbështetës të Alibeajt dhe Bashës duke iu kërkuar që të mos afrohen më në godinën e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër mësohet se ish-kryeministri është përpjekur të blejë gjyqtarët e dosjes së PD dhe flitej për çanta të mbushura plot me para në mënyrë që me çdo kusht të fitonte selinë blu. Gjithashtu është përfolur në media dhe për një person të afërt me Berishën i cili shkoi në Shkodër të takojë një prej familjarëve të gjyqtarëve që kishte çështjen në gjykim më 3 mars, me mision për t’i përcjellë atij porosinë e Berishës për këtë gjyq.

Kërcënimet e Berishës me dosje

Gjithashtu, tek lufta për vulën, Sali Berisha përdori dhe kërcënimet me dosje, një skemë e njohur e ish-kryeministrit për të mbajtur peng figura të njohura në Partinë Demokratike. Përpara 3 marsit Berisha i shtoi kërcënimet me dosje. Nëse disa demokratë të njohur në PD, në pamje të parë gdhihen dhe ngrysen vetëm me Sali Berishën në mëndje dhe në zemër, “shpirtërisht” i shqetëson diçka. Tek besnikët e ish-kryeministrit shohim politikanë që kanë mbajtur për vite me radhë në periudhën e qeverisjes së Sali Berishës poste të larta dhe ka nga ata që nuk po e braktisin kurrë edhe pse të gjithë ndërkombëtarët ia kanë mbyllur dyert dhe kanë paralajmëruar se nëse Berisha do të jetë në krye të selisë blu edhe Partia Demokratike do të shpallet “non grata”. Si fillim përmendim dosjet e ish-Sigurimit që disponon Sali Berisha. Ai e ka përdorur qartazi këtë instrument për të mbajtur në kontroll Partinë Demokratike, pasi Berisha e ka instrumentalizuar çështjen e dosjeve, duke mos bërë diçka serioze, por duke lejuar që në sistem të futeshin dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Ai kurrë nuk i hapi ato, por me gojën e tij ka deklaruar se i ka parë të gjitha dosjet dhe kjo detyroi disa personalitete në PD që të mos e braktisin në luftën e tij për të mbajtur partinë.

Ndërhyrja e amerikanëve

Amerikanët nuk lanë që një person që cenon sigurinë e SHBA të drejtojë forcën më të madhe opozitare në vend. Edhe pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre publikisht, SHBA punoi fortë në prapaskenë dhe në qetësi që asnjë vendim i imponuar me dhunë dhe shantazh të mos merrej nga Apeli. Dhe ashtu ndodhi. Që në mëngjes të 3 marsit, dy përfaqësues të ambasadës u shfaqën në gjykatë dhe nuk lëvizën që aty për 7 orë. Në fund Berisha “kapitulloi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here