Grupi i Rithemelimit të PD sulmoi ashpër Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për faktin se prej 3 vitesh nuk po merr të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-vartësit e tij për aferën korruptive 100 milionë dollarë (USD) të dhënies së koncesionit të sterilizimeve. Deputetja demokrate Albana Vokshi e konsideroi këtë gjë si mbrojtje që drejtësia po u bën ministrave dhe zyrtarëve të korruptuar socialistë. “1) Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD? 2) Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të përfshirë në dosje? 3) Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua? Përgjigja është e qartë dhe vetëm një: SKAP-i i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar”, tha fillimisht Vokshi. Ajo vazhdoi më tej duke akuzuar SPAK si institucion i kthyer në mburojë ligjore të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve e ish-bashkëpunëtorëve të implikuar në afera korruptive. “Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë kohë që PD e konsideronte korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur. Prova është e qartë: SKAP-i i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, tha Vokshi në një deklaratë për mediat.




































Me radhe saleh, me radhe. Se pari jane ato krimet e tua, vrasjet e mbi 4000 qytetareve, vjedhjet galopante, gerdeci, 21 janari, etj., etj., pa fund, e pastaj ai SKAP duhet te kthehet nga beqja e rama.