Flet djali i biznesmenit që i çuan mesazh me tritol, kush fshihet pas

0
191

Arbi Qarri, djali i biznesmenit Naim Qarri, që ka qenë ish-President i ekipit të futbollit të Kamzës ishte në shënjestër të një sulmi me eksploziv.

Lënda eksplozive u vendos në marketin e tij në në rrugën ‘Demokracia’ rreth orës 01:35.

Sipas burimeve mediatike, bazuar te dëshmia e parë në polici, i riu ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e di nga mund t’i ketë ardhur.

Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here