Google search engine
Home Sport Ҫelsi përmbys Dortmundin dhe kualifikohet, Benfika shkatërron Klub Bruzhin dhe kap çerekfinalen

Ҫelsi përmbys Dortmundin dhe kualifikohet, Benfika shkatërron Klub Bruzhin dhe kap çerekfinalen

0
515

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e kthimit në fazën e 1/8 e finales. Por pati surpriza që në start. Kështu, ndeshja e mbrëmshme midis ?elsit dhe Borusias së Dortmundit nisi me disa minuta vonesë për shkak të trafikut dhe vonesës së hyrjes së ekipeve në impiant. Në fakt, situatën e kanë sqaruar mediat britanike që thonë se autobusi i skuadrës gjermane mbërriti në stadium me 10 minuta vonesë dhe për këtë shkak u shty nisja e ndeshjes me 10 minuta. Ndeshja nisi dhe pati goxha rivalitet e intensitet, por Stërling me golin e tij në minutën e 43-të i dha epërsi skuadrës londineze. Pjesa e parë mbyllet 1-0, por anglezët do të dyfishonin shifrat menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Kështu, në minutën e 53-të ishte Havertz që shënoi golin e dytë për blutë e Londrës. Në pas ishte radha e gjermanëve që të tregonin potencën e tyre, duke dominuar në treguesit sportivë, por ?elsi u mbrojt mjaft mirë. Ia doli ta mbante rezultatin 2-0 deri në fund dhe siguroi kalimin në çerekfinalen e Champions League. Ndeshja midis Benfikës dhe Klub Bruzhit nuk pati shumë histori, pasi duelin e parë midis tyre e kishin fituar portugezët 2-0. Edhe mbrëmë Benfika shënoi dy gola që në pjesën e parë me anë të Rafa Silvës dhe Ramos. Ky i fundit shënoi golin e tretë në minutën e 57-të. Zhao Mario me penallti shënoi në minutën e 71-të golin e katërt, duke e shndërruar duelin e mbrëmshëm në Champions në një festival golash për ekipin portugez. Në të 78’, ishte Nerez që shënoi golin e pestë. E megjithatë, belgët shënuan një gol nderi në minutën e 88-të. Përfundimisht në çerekfinale shkon Benfika që fitoi 5-1. Ndërkohë, po mbrëmë, në kuadër të Conference League, Lacio e nisi mirë dhe e mbylli keq ndeshjen e saj ndaj holandezëve të AZ Alkmar, në 1/8 e finales. Sfida ishte shumë e luftuar ngatë dyja anët, ndërsa takimi u zhbllokua në minutën e 18-të nga Pedro që pas një asisti nga Zaçagni kaloi italianët në avantazh. Megjithatë holandezët tentuan në disa raste të gjenin barazimin dhe e arritën në minutën e 45-të, me Pavlidis, që gjeti rrjetë falë asistit të Karlson. Në fraksionin e dytë si ekipi i Sarrit edhe ai i Jansen kërkuan golin e fitore, dhe ishte AZ Alkmaar që mundi të shënonte, ku Kerkez gjen rrjetën me ndihmën e njeriut-asist të kësaj ndeshje, Karlson, duke përmbysur sfidën. Skuadrat do të përballen sërish javën e ardhshme, por këtë herë në Holandë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të arrijë kualifikimin për në raundin tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here