Google search engine
Home Politike Ervin Karamuço: Prezenca e DEA-s në Shqipëri po shqetëson shumë njerëz, ja...

Ervin Karamuço: Prezenca e DEA-s në Shqipëri po shqetëson shumë njerëz, ja çfarë po planifikojnë 8 agjentët amerikanë me zyra në Tiranë dhe si po i zbërthejnë lidhjet e organizatave kriminale me politikën

0
132

Profesori i njohur i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë, duke nisur nga lajmi i bujshëm se DEA, agjencia amerikane kundër drogës, e cila kërkoi së fundmi informacion nga shqiptarët për drogën dhe pastrimin e parave, tek përgjimet për bosët e korruptuar që janë në duart e amerikanëve dhe ngjarja më rrëqethëse që tronditi Shqipërinë, ajo e Dan Hutrës, e cila pushtoi hapësirën mediatike të lajmeve të kronikës së zezë, pasi disa ditë më parë masakroi me thikë dhe kallash tre gra në Tiranë, ndërsa tre të tjera i la të plagosura rëndë. Në një reagim për gazetën “SOT”, Karamuço deklaroi se prezenca e DEA-s në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz dhe institucione në vend. Sipas tij, aktualisht ka mbi 8 agjentë në një zyrë në Tiranë që zhvillojnë operacione, mbikëqyrje deri dhe zhvillimit të operacioneve të përbashkëta me SPAK dhe BHK. Ai tha se DEA ka ofruar jo vetëm me bashkëpunim me organet por edhe për publikun shqiptar, por mblidhen shumë informacione dhe më pas do të kemi operacione konkrete.

Operacionet e DEA, kambanë alarmi

“Lidhur me DEA, unë e kam përmendur që në muajin qershor të vitit të kaluar që DEA ka ndryshuar komplet të gjithë qasjen në lidhje me situatën e trafikut ndërkombëtar të drogërave të forta, të cilat adresojnë edhe vendin tonë si një vend që në raportet ndërkombëtare të SHBA si një vend jo vetëm tranzitues, por edhe kultivues. DEA ka pasur një stacion të saj në Athinë dhe  ka pasur bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare për operacione konkrete, por pas operacioneve të fundit dhe fluksit të madh që u vu re dhe sidomos në trafikun ndërkombëtar të kokainës, atëherë DEA vendosi diku nga mesi i vitit të kaluar që të hapte një zyrë në Tiranë. Aktualisht ka mbi 8 agjentë në një zyrë në Tiranë që zhvillojnë operacione, mbikëqyrje deri dhe zhvillimit të operacioneve të përbashkëta me SPAK dhe BHK. Kjo është një kambanë alarmi për ata që mendojnë se mund të ketë pastrim parsh, është një nga format që DEA ka ofruar jo vetëm me bashkëpunim me organet por edhe për publikun shqiptar, por mblidhen shumë informacione dhe më pas do të kemi operacione konkrete dhe më vjen mirë që DEA ka filluar të merret më këtë problem të madh. DEA nuk është se merret shumë me çështje të kultivimit të lëndëve narkotike, por merret më shumë me trafikun ndërkombëtar”, u shpreh Karamuço për gazetën “SOT”.

Lidhjet e politikës, droga dhe pastrimi i parave

I pyetur se a ka në “duart” e DEA dosje të bosëve të drogës në Shqipëri ku padashje në përgjime kanë dalë dhe njerëz të lidhur nga politika, Karamuço u shpreh se agjencia amerikane ka pasur në vijimësi dosje dhe ka thyer shumë prej aplikacioneve të komunikimit të organizatave kriminale në botë ku në skenë ka dalë dhe politika. Sipas tij, DEA do i shkojë deri në fund çdo lloj lidhjeje të fuqishme, ku në mes qëndrojnë dhe pushtetarë të lartë. “DEA  ka pasur në vijimësi dosje, ka kryer operacione të përbashkëta dhe individuale ku kanë qenë të përfshirë edhe shqiptare. DEA ka thyer shumë prej aplikacioneve të komunikimit të organizatave kriminale në botë, ka bashkëpunuar ngushtë me organet e tjera hetimore europaine përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Patjetër që DEA do ti shkoj deri në fund çdo lloj lidhje që mund të ketë qoftë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kriminal, apo qoftë në kuadrin e korrupsionit të brendshëm, me eksponent të lartë që mund të jenë të përfshirë edhe në jetën politike. Pastrimi parave ngelet një nga problemet më të mëdha sot”, u shpreh Karamuço.

Horrori që shkaktoi Dan Hutra

Gjithashtu, në fund eksperti Karamuço komentoi dhe vrasjet e tmerrshme të Dan Hutrës pak ditë më parë, të cilat pushtuan hapësirën mediatike të lajmeve të kronikës së zezë, pasi masakroi me thikë dhe kallash tre gra në Tiranë, ndërsa tre të tjera i la të plagosura rëndë. I pyetur se çfarë shkoi gabim në këtë situatë dhe si mund të parandalohen raste të tilla, Karamuço tha se Shqipëria duhet të ndryshojë dhe ndërtojë sisteme të reja që kanë të bëjnë me burgun. “Sa i përket Dan Hutrës, e para ne duhet që të ndryshojmë sistemet ose të ndërtojmë sisteme të reja referimi nga momenti që ai futet në burgim kemi një shërbim të jashtëzakonshëm edukimi dhe psiko-social, ku mund të bëhen edhe analiza risku, pra në momentin para se të lirohet personi në dokumentet që kalojnë dhe njoftohen komisariatet për lirimin e tij, burgu për shkak se ka një periudhë të gjatë që e mban në survejim mund të çojë edhe analizën e riskut, pra të vlerësoj se çfarërrezikshmëri potenciale ka në persona të caktuar që të bëhen sërish përsëritës në krim. Dhe kjo nuk ka funksionuar, ose ka qenë shumë e dobët duhet fuqizuar shumë edhe roli i specialistëve të zonës në kudër të mbrojtjes së familjes të viktimave të mundshme që të njoftohen për lirimin e këtyre personave.  Ky nuk është rasti i parë dhe duhet që të merret si një mësim dhe të merren masa konkrete, duhet parë se ca duhet bërë për tua bërë më të vështirë këtyre personave që jo ta kryejnë por ti mendojnë në të ardhmen vepra kaq monstruoze që na dëmtojnë shumë”, përfundoi eksperti Karamuço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here