Apeli i GJKKO konfiskon përfundimisht pasuritë e të fortit të Beratit, kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartamente dhe 5 sipërfaqe toke

0
101

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi vendimin për Edison Çobon, të cilit në vitin 2020 iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë. Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i dhënë më 27.04.2022, përcakton pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 2020 atij iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë, ndryshe do t’i sekuestrohej. Edison Çobo rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Beratit e ka arrestuar në vitin 2018 ndërsa ai cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.  Edison Çobo është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë subjekt i OLF-së dhe ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Në 2013 ka qenë akuzuar për grabitjen e një biznesmeni, ndërsa në 2018 është arrestuar me një urdhër gjykate të 2017 për trafik droge në bashkëpunim. Edison Çobo është vëllai i ish-Presidentit të Tomorit të Beratit Ardian Çobo, që u vra në vitin 2000 në Tiranë në një lokal pas stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Pasuritë e konfiskuar nga SPAK

1.      Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..

2.      Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

3.      Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

4.      Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

5.      Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

6.      Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

7.      Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

8.      Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

3. Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

Dështon sërish përballja Reçi-Shullazi

Ndwrkjohw seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj (të dy në kërkim) të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames ka dështuar sërish dje. Shkak është bërë mungesa e Luftar Reçit. Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumenton se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm. “Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore t’u paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë, por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2-3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qengji në mes të ujqërve”, thotë Reçi në letrën e tij. Ai ka kërkuar që dëshmia e tij të bëhet në prani të avokatëve të të pandehurve, por edhe të disa gazetarëve për të siguruar transparencën. Sipas Reçit, ai është paraqitur 5 herë dhe seancat kanë dështuar jo për faj të tij.  Me kërkesën e Reçit ishte dakord edhe prokurorja Elida Kackini e cila tha se për shkak të largësisë nga burgu Drenovës shoqërimi i tij është i pasigurt. Në lidhje me këtë kërkesë kanë reaguar avokatët e të pandehurve të cilët kërkuan shoqërim të detyrueshëm. Një prej të akuzuarve, Emiljano Shullazi ka deklaruar se Luftar Reçi duhet të jetë në sallë. “ Dua ta shoh në sy kur dëshmon”, mësohet të ketë thënë ai. Në përfundim GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, por edhe të Reçit duke urdhëruar shoqërimin e tij të detyrueshëm në gjykatë. “Mos paraqitja do të merret si refuzim”, u shpreh gjykata. Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00. Nga ana tjetër, mësohet se janë thirrur 10 dëshmitar në seancën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here