Vendimi i Gjykatës së Apelit dhënë këtë të premte ka bërë që edhe aktivistja shqiptari-amerikane, Evi Kokalari të tallet me Sali Berishën. Aktivistja, dikur mbështetëse e zjarrtë e “Foltores” së ish-kryeministrit, ka reaguar këtë fundjavë në rrjetet sociale, teksa shkruan se atë që bëri “Apeli” me vulën, e ka bërë vetë Sali Berisha kundrejt demokratëve. Sipas Kokalarit, Berisha u hoqi të drejtën e votës demokratëve. Madje për Kokalarin, gjithë kjo sjellje e Berishës është hipokrizi dhe se nuk ka më një njeri të ndershëm që t’i shkojë në mbrojtje. “Po ndiqja fjalimin e Berishës në mbledhjen e Kryesisë, dhe kamera u fokusua për disa sekonda tek Besart Xhaferri. E lash fjalimin… Për çfarë padrejtësisë ankoheni ju o njerëz? Çfarë ju bë juve dje me vulën, ju ja bëtë njerëzve tuaj, dhe më keq akoma, rinisë pardje. E njëjta gjë me primaret e Bashkisë. Ju u hoqët të drejtën e votës demokratëve. A ka më njëri të ndershëm që do gjej forcë t’ju vij në mbrojtje dhe pse ju vjen keq për këtë që ndodhi? Hipokrizia fle brenda jush!! Ne të tjerët thjeshtë jemi të lodhur. Fundjavë të mbarë të gjithëve”, shkruan ajo. Ndërkohë Kokalari ka përcaktuar 5 pika të cilat sipas saj, do të sillnin fitoren e Berishës në lëvizjen e nisur, të cilën ai e quan “revolucion”. Mes pikave, Kokalari i kërkon Berishës të tregojë se ka prioritet interesin e shqiptarëve dhe jo atë personal. |Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të: Prishë koalicionin me LSI; Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brenda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar; Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët; Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal; Kërko zgjedhje parlamentare të parakohshme. Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në radhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI. Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët. Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj radhe, do kishte shumë mbështetje sot”, nënvizoi Kokalari.



































