Google search engine
Home Kronike “Një qengj nuk mund të deklarojë para ujqërve”/ Gjykata merr vendimin urgjent...

“Një qengj nuk mund të deklarojë para ujqërve”/ Gjykata merr vendimin urgjent për kërkesën e Luftar Reçi për të dëshmuar me video-konferencë

0
176

Sipas informacioneve, bëhet me dije se është rrëzuar kërkesa e dëshmitarit, Luftar Reçi, i cili kërkonte që të mos shoqërohej më në Tiranë për të dëshmuar, por dëshminë e tij ta jepte nga burgu i “Drenovës” nëpërmjet një video – konference, për shkak të problemeve shëndetësore.

Vija bën me dije se Reçi e ka mbyllur letrën e tij drejtuar gjykatës me fjalinë “Një qengj nuk mund të deklarojë para disa ujqërve”.

“Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës eshte njesoj si te lesh qingjn ne mes të ujqërve. Rruga nga burgu i Drenoves drejt Tiranes eshte e gjate, por edhe e rrezikshme”, shkruan ai në letër.

Kujtojmë që Reçi akuzohet për ngjarjen e vitit 2005 ku u vranë  Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

Luftar Reçi tanimë është i detyruar të jetë prezent në seancën e radhës e vendosur në datën  20 mars.

Gazetari bën po ashtu me dije se Emiljano Shullazi në momenti është njohur me akuzat, ka kërkuar një ballafaqim me Reçin dhe të penduarit e tjerë, pasi sipas tij Reci ka mashtruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here