Google search engine
Home Bota Loja “e pistë” e Viktor Orban, kërkon një NATO evropiane pa SHBA,...

Loja “e pistë” e Viktor Orban, kërkon një NATO evropiane pa SHBA, Rusia “në festë” pas propozimit të bujshëm të Hungarisë

0
126

Anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të krijojnë aleancën e tyre të armatosur të mbrojtjes, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban për zviceranen Die Weltwoche. Sipas tij, SHBA-ja “shikon interesat e veta kur bëhet fjalë për zgjidhjen e sigurisë ndërkombëtare”. Të gjitha mediat ruse raportuan me entuziazëm propozimin e Orbanit si një kërkesë për një “NATO evropiane pa SHBA-në”. “Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi, Evropë. Zgjidhja do të ishte krijimi i NATO-s evropiane. Unë e propozova këtë në vitin 2012. SHBA-ja dhe BE-ja paguajnë çmime të ndryshme për konfliktin e luftës dhe amerikanët, jo evropianët, kanë fjalën e fundit në çdo gjë”, ka thënë ai. Kryeministri hungarez, një nga aleatët e paktë të Putinit në Evropë, ka thënë se “marrëdhëniet ruso-ukrainase u ndërlikuan në vitin 2014”, dhe më pas politikanët në BE kishin “peshë politike dhe morën pjesë në vendimmarrje”. Por tani, sipas Orbanit, gjërat kanë ndryshuar edhe pas fillimit të luftës – Evropa është larguar nga debati. Për më tepër, Orbani beson se Perëndimit sot i mungon “vullneti për të zgjidhur situatën në Ukrainë” dhe se Hungaria është në favor të heqjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe për paqen, megjithëse ai nuk specifikon se si e sheh atë dhe çfarë propozon nga kjo dhe nëse kjo do të thotë se, për shembull, përkrah tërheqjen e ushtrisë ruse nga të gjitha territoret e okupuara të Ukrainës, përfshirë ato që ka aneksuar. Dikur edhe presidenti francez Emmanuel Macron foli për një “ushtri europiane”, por hoqi dorë shpejt.

Loja “e pistë” e Orban

Nga ana tjetër Hungaria edhe pse kërkon NATO evropiane, ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Votimi është shtyrë për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në seancën e 20 marsit. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore. NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera. Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Orban, aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka insistuar që të mbajë raporte me Moskën, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës. Përderisa Orban ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që të kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO. Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste. Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO. Gjithashtu shefi i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Helsinkin së fundmi, ku shtytja e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ishte në krye të axhendës. Ai i kërkoi Turqisë dhe Hungarisë të konfirmojnë ofertat e anëtarësimit dhe sa më shpejt.  “Shpresoj se ata do të ratifikohen së shpejti,” tha Stoltenberg për diskutimet në parlamentin hungarez. I pyetur nëse ishte në kontakt me Hungarinë për këtë çështje, ai u përgjigj se ishte një vendim për parlamentet kombëtare sovrane, duke shtuar: “Ka ardhur koha. Finlanda i plotëson të gjitha kriteret, ashtu si edhe Suedia. Pra, ne po punojmë shumë dhe synimi është që kjo të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here