Google search engine
Home Politike “Tërmet” në politikën shqiptare, brenda marsit hapet dosja e spiunit Ilir Metaj,...

“Tërmet” në politikën shqiptare, brenda marsit hapet dosja e spiunit Ilir Metaj, 1700 deputetë në verifikim nga Autoritet i Dosjeve, nis përgatitja e raportit se kush ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit

0
228

Brenda marsit, pritet të hapet “Kutia e Pandorës”, ku do dalin dosjet e tmerrshme të Sigurimit të Shtetit që të gjithë presin me ankth dhe për të cilët është folur gjithë këto vite, ku mijëra pseudonime kanë qarkulluar në media dhe afishe publike. Do të jetë gjithçka edhe më ndryshe pasi është ndryshuar neni për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “certifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit. Më i rrezikuari në këtë mes është ish-presidenti Ilir Metaj. “Mendojmë se fundi i marsit na gjen me të gjitha aktet gati”, tha kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentjana Sula. Mësohet se Autoriteti i Dosjeve ka nisur të verifikojë të gjithë deputetët që kanë qenë në parlament prej vitit 1991 deri më tani, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. “Nëse konstatuam se janë rreth 1.300 subjekte. Është një numër i madh dhe në një vit bëjmë vetëm 300 verifikime. Është kollaj kur nuk gjejmë gjë se kur gjen gjë është përgjegjësi. Për një rast kemi hapur 29 mijë faqe që të jemi të sigurt sepse bëhet fjalë për figurat të rëndësishme. Kemi takuar zotin Çollaku. Mund ta fillojmë në mënyrë kalendarike verifikimin. Jemi në kërkim të gjeneraliteteteve të caktuara”, tha ajo.

Si e vuri Çollaku në lëvizje Autoritetin e Dosjeve?

Ishte pikërisht deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili iu drejtua pak kohë më parë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit. “Kam vendosur t’i drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë zyrtare për të verifikuar e për të më vënë në dispozicion, nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, shkroi Çollaku. Kërkesa e tij erdhi pasi Kuvendi i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’. Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Fillon ndryshimi i madh

Tani fillon ndryshimi madh pasi është hequr mburoja për politikanët dhe pushtetarët e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj verifikimi i tyre për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Tashmë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Heqja e kësaj mburoje u kërkuar nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.

Dosja I.M

Në dosjen I.M thuhet se Meta ose Metaj ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit në kohën e diktaturës. Përmes kësaj dosje faktohet se Meta ka shërbyer si “bashkëpunëtor” dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit. Në dosje shkruhet se Meta ka denoncuar për shokun e tij Filip Talo i cili donte të arratisej nga vendi, ku më pas bie në grackë për të përfunduar në fund dhe ai një spiun është shantazhuar dhe ndjerë në kurth nga dy shokët e tij Ilir Murati dhe Ilir Metaj. Ilir Meta, student atë kohë spiunon për Sigurimin planet se si shoku i tij Filip Talo do të arratisej, ndonëse ky i fundit i kërkonte që biseda të jetë private. Lajmi se Metaj mund të ishte spiun i komunizmit bëri bujë kohë më parë dhe Kreu i Partisë së Lirisë e  mohoi me forcë duke kërcënuar dhe vërsulur Autoritetit të Dosjeve se do të përgjigjej para ligjit. Por e vërteta është e zeza mbi të bardhë Ilir Metaj së bashku me Ilir Muratin kanë spiunuar shokun e tyre dhe faktet janë të pakontestueshme.

Ja si do merret vendimi për Metën

Pak kohë më parë, Gentiana Sula tregoi edhe rrugën se si do të merret vendimi nëse politikani i lartë I.M, ka qenë apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. Nëse ka qenë apo jo politikani Ilir Meta, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Sula theksoi se vendimet e autoritetit të Dosjeve nuk ndodhin në mënyrë individuale, por janë kolegjiale. Dhe nëse vendimi kontestohet, pala mund ta ankimojë e më pas edhe vendimi mund të çohet edhe në Gjykatën Administrative. “Rrugët janë të hapura. Qoftë personi vetë, qoftë institucioni i caktuar. Ne do mblidhemi, asgjë nuk ndodh në mënyrë individuale është kolegjiale. Mirëpo Autoriteti është jashtë politikës, është A politik. Në thelb janë 5 veta, ato do të vendosin. Kemi një sekretariat teknik që propozon. Të gjitha vendimet publikohen. Nëse vendimet kontestohet, pala mund të ankimojë. Nëse nuk pranohet vendimi është edhe gjykata administrative”, nënvizoi Sula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here