S’ka miqësore, Kombëtarja do t’i nisë eliminatoret direkt me Poloninë

0
124

Ishte thënë kohë më parë se Federata Shqiptare e Futbollit kishte rënë dakord me homologen e saj të Uzbekistanit për një duel miqësor që do të zhvillohej pak ditë para se të niste zyrtarisht faza eliminatore e Europianit të vitit 2024, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Pra nuk do të ketë ndeshje, sepse ka dështuar objektivi për të siguruar një miqësore që do të vlente si test për trajnerin e ri të përfaqësueses, Silvinjon. Pra, braziliani e nis karrierën e tij në stolin e kuqezinjve me një problem jo edhe aq të vogël. Tekniku brazilian nuk do të ketë mundësinë që të bëjë eksperimente para se të zbresë në fushën e lojës përballë Polonisë së Levandovskit në kualifikueset e Euro 2024. FSHF ishte në diskutime me Federatën e Uzbekistanit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me datë 23 ose 24 mars, ku Silvinjo të shihte lojtarët që kishte në dispozicion dhe formën e tyre pak ditë para përballjes me polakët. Por negociatat nuk kanë gjetur fund të lumtur, ndaj Shqipëria nuk ia ka dalë të sigurojë miqësoren për muajin mars para debutimit zyrtar. Ndaj ndeshja e parë e Silvinjos do të jetë një provë e mirëfilltë zjarri, pasi do të luhet në Varshavë ndaj polakëve më 27 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here