Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi, ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.
Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnatës së të martës në luginën e Tembit pranë Larisës, për shkak se të dy trenat ishin duke lëvizur në të njëjtët binarë.
Në një interviste, pjesëtarja e emergjencave civile, Pavlikani Dia deklaroi se ajo që ka parë nga brenda vagonëve është tragjike. Ajo shtoi se në trenin e shkatërruar ndodhen ende trupa viktimash.
“Deri tani kemi gjetur 13 kufoma. Asnjëri prej tyre nuk ishte i gjallë. Nuk ka asnjë mundësi qe ata te kenë mbijetuar asaj përplasjeje.
Rreth 50 ka shkuar numri i viktimave. Vet kam gjetur disa prej tyre, është tragjike.
Nuk e shpjegoj dot çfarë ndiej.
Te shohësh trupa të vdekur, vetëm kocka, pellgje me gjak, nuk ka fjalë. Aty ska nevojë për shumë kërkim sepse çdo gjë është sheshit”, tha Dia.