Google search engine
Home Kronike Kë donte të ekzekutonte Dan Hutra në Sharrë? Qytetari tregon si zbuloi...

Kë donte të ekzekutonte Dan Hutra në Sharrë? Qytetari tregon si zbuloi autorin dhe emrin e katërt që priste të vriste: Mora policinë në telefon, u kërkova të fiknin fenelinat që të mos arratisej

0
172

Qytetari, i cili identifikoi dhe njoftoi policinë për vendndodhjen e serial-killerit, Dan Hutra, ka treguar dinamikën e ngjarjes. Ai u shpreh se sapo kuptoi që personi i cili qëndronte i fshehur në kodër ishte 40-vjeçari telefonoi kushëririn e tij dhe më pas efektivët e policisë.

Qytetari dëshmoi për gazetarin Spartak Koka, se i kërkoi policisë që të fikte fenelinat e makinës që Dan Hutra të mos arratisej.

Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, qytetari tha se i kërkuan që ta shoqëronin në vendin ku fshihej serial-killeri, i cili u mori jetën 3 grave brenda 35 minutave mesditën e së mërkurës (1 mars).

Ai tregoi se Dan Hutra qëndronte i ulur me kallash në dorë dhe nëse do e dinte që kishte armë, nuk do shkonte aty.

Dëshmitari: Në momentin që e pashë nga larg që ishte këtu lart, thashë është ai 100%. U nisa për lart, thashë do jetë ai e po lajmëroj policinë. Mora 129, edhe djalin e xhaxhit. I thashë policisë fikni dritat sepse ai do shohë fenelinat ndezur dhe do mundohet të iki.

I fikën kur erdhën, më thanë “do vish edhe ti”. Erdhëm deri këtu me makinë, kur zbritëm i thashë “ja ku e keni”.

Gazetari: Këtu tek kjo gëmushë ë? Armën e kishte në dorë?

Dëshmitari: Fiks këtu, armën e kishte në dorë. U çua dhe ngrejti duart lart dhe u tha “po të doja t’ju hiqja qafe të katërve, do ju hiqja qafe”.

Gazetari: 4 punonjësve të policisë?

Dëshmitari: Kam ardhur lart me idenë se ka thikë, jo kallash.  Ta dija që kishte kallash, se s’vija fare lart.

Do u hiqja të katërve, po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një tjetër.

Kush është i thanë, “Rrahman Sela” tha, i cili është banor i lagjes tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here