Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar prapaskena të bujshme brenda politikës në Shqipëri. Zonja Kokalari ka hedhur akuza shumë të forta ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Partisë së Lirisë duke zbardhur madje edhe disa skandale.Kokalari ka treguar për herë të parë se në “radarët” e FBI, përveç kryeministrit Rama ka hyrë dhe Ilir Meta. Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Kokalari sulmon Petrit Vasilin, bashkëpunëtorin më të fortë të ish-presidentit. Përgjigjja e saj erdhi pasi Vasili e ka akuzuar aktivisten si person të paguar nga qeveria “Rama”. Sipas Kokalarit, Partia e Lirisëështë nxehur pasi ajo nxori zbuluar lojën e Ilir Metës që donte të merrte Partinë Demokratike nëpërmjet Belind Këlliçit. “Hej Petrit Vasili, vetëm pse ekspozova lojën e shefit tënd që donte të merrte PD-në nëpërmjet Këlliçit dhe që tashti po e fundos këtë parti kokë & këmbë, nuk do të thotë që më paguan ‘zdromsi’. Në fakt e thënë troç, lufta me ju është. Dhe Kali i Trojës ju jeni në PD, jo unë. Tragjedia është që derën e shtëpisë ja u hapi vetë Berisha por dhe atë po e fundosni, mbas gjithë mundit që bëmë ti jepnim jetë. Ju po ja merrni dhe frymën e fundit!!.Fatkeqësia është që po tërhiqni zvarrë me vete të gjithë demokratët dhe Partinë Demokratike”, shkruan Kokalari.
Lidhjet e Ahmetajt me Metën
Sipas aktivistes, gabimi i Sali Berishës ka qenë koalicioni me Partinë e Lirisë. Ajo zbulon se njerëzit më të afërt të Ilir Metës i mban me lekë ish-ministri socialist Arben Ahemtaj. Madje për Kokalarin, ai iu ka dhënë në fshehtësi të plotë dhe dosjen e Inceneratorëve. “Në ka bërë një gabim Berisha, ky ka qenë, koalicioni me ju socialistët. Dhe që të jemi të qartë, ju jeni më socialist se Edi Rama, se vetëm një President si Ilir Meta mund të dërgojë një mesazhë urimi për pavarësinë e vëndit të tij në 29 Nëntor dhe jo në 28 Nëntor. Pastaj ngre dy gishtat lart, sikur është demokrat.Në fakt, demokrat s’të bëjnë dy gishtat lart thuaj Metës. Me gishta lart a me gishta poshtë, prania e tij thjeshtë po largon të gjithë nga Berisha dhe PD-ja.Dhe Rama, me ju në krahë nuk luftohet, se ju i jepni arsye legjitime atij të na sulmojë ne të tjerët. Por sërish, fajet i ka vetë Berisha që u fut në krevat me ju.Kur fle me qentë – thotë një fjalë e urtë – do zgjohesh me pleshta!! Prandaj them, pa u pastruar opozita (dmth ju), nuk hiqet Rama. Dhe me që ra fjala, nëse mua më paguan Veliaj, juve kush ju paguan, Arben Ahmetaj? Se seriozisht, atij si bini hiç për çudi? Po dosjen e inceneratorëve kush ja u ka dhënë?”, shkruan Kokalari.
Akuzat e Kokalarit
Aktivistja gjithashtu zbulon se çifti Meta-Kryemadhi kanë paguar media që ta sulmojnë.
“Bëni shumë kujdes, se di shumëinfo mbi aktivitetet tuaja, siç di që dhe sulmet mbasi ekspozova Këlliçin, erdhën pikërisht nga klani juaj. Nova Median deri muajt e fundit, ju e mbanit me zyra në Tiranë. Këta të Çikagos, kushërinjtë e Monikës e mbanin me para. Dhe këtë Casllin Monika e solli tek teatri. Adriana Kalaja që u zgjua një ditë dhe ashtu kot vendosi të më sulmojë pa e provokuar njëri fare, monstër e juaja është, por ama në LSI nuk e morrët por ja latë në derë PD-së. Dhe CNA e ka pranuar vetë që është paguar dhe do mbronte Këlliçin. Së shpejti do dal se kush e financoi dhe TV e tij, se çuditërisht, burimet i keni të përbashkëta dhe pse ju sulmon gjithë kohën publikisht”, shprehet Kokalari.
Meta në“radarët” e FBI
Aktivistja në anën tjetër ka paralajmëruar Ilir Metën se ka bërë gabim fatal me këtë fushatë kundër saj për të cilën do të përgjigjet në SHBA. “Gjithsesi, nuk e di kush mendoni se jeni, por jam shumë e vetëdijshme për të gjithë sulmet tuaja. Në fakt kam qenë gjithë kohën. Meta ka bërë një gabim fatal me këtë fushatë kundër meje për të cilën do ti përgjigjem ashtu siç duhet këtu në Amerikë.E ndërkohë ndjehem shumë mirë që e ekspozova Këlliçin të cilin e donit dhe kryetar të PD. Dhe kandidat në këto primare ju e vutë. Pse Berisha është okay me gjithë planet tuaja, këtë se di akoma, po pak rëndësi ka në këtë pikë, se ashtu siç Lul Basha hapi gropën e vet me Berishën, Berisha hapi gropën e vet me ju. I gjithë ai mund që bëmë ne, vajti dëm. E nëse s’ju mbushet mëndja, prisni 14 Majin. E me që ra fjala, ai plani për të hequr Berishën mbas disfatës së 14 Majit, në bashkëpunim me ju po e bën Këlliçi? Dhe së fundmi, me që Meta s’ka as frikë nga FBI – mirë shumë thuaji, rri ashtu i fortë se investigimi është zgjeruar më thonë të fus dhe atë.Moçali plot! Por prit se i gjithë ky pisllik do pastrohet, “me çdo çmim” ashtu siç thotë Meta vetë!!!”, përfundon reagimin e saj Kokalari.









































