Google search engine
Home Kronike Krimi tronditës në familje në Pakuqan me të vrarë dhe të plagosur,...

Krimi tronditës në familje në Pakuqan me të vrarë dhe të plagosur, gazetari zbardh konfliktin: Autori i krimit, është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë

0
234

Krim në një familje në Tiranë. Dhëndri, ka qëlluar drejt familjes së gruas. Autori i krimit, është larguar me makinën  tip “C Class” ngjyrë e zezë.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se ende vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë, paraprakisht dyshohet se kas pasur një konflikt mes tyre.

“Dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Ende nuk është e saktë se kush janë viktimat. Këto janë informacionet e para. Dyshohet se viktimat janë të familjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur. Dhëndri ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin dhe një tjetër persona. Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes, por fillimisht dyshohet për një konflikt. Autori i ngjarjes është dhëndri, ende informacionet nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here