Aksidenti tragjik në Greqi, ministria e Jashtme zbardh detajet, ja sa shqiptarë janë plagosur

0
124

5 shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik në Greqi ku humbën jetën 36 persona.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e cila thotë se shqiptarët  identiteti i të cilëve nuk është bërë publik janë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë pasur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.”- thuhet në njoftimin e MEPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here