Braçe komenton debatin Rama-Ahmetaj dhe zbulon ofertën politike: Në çështjet ku përfshihet drejtësia, politikanët duhet ta qepin, kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë

0
137

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka folur për debatin në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj.Kryeministri e shiti këtë të fundit sa i takon inceneratorëve dhe Ahmetaj e sulmoi një javë më parë, duke i kërkuar të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit. Sipas Braçes, në këto raste duhet të flasë drejtësia dhe jo politika.”Nuk më intereson fare.Është telenovela e javësh që shkoi që nisi ditë të enjte.Pasi kishte mbaruar kuvendi. Do të vazhdojë të tirret deri sa të dalë vendimi i gjykatës këtë javë. Nuk hyn fare në atë fokus që unë kam. Kam përshtypjen se duhet të gjithë ta pranojmë më në fund se pasi kemi bërë reformën në drejtësi për çështje ku involvohet drejtësia e politikanët ta qepim. Se kemi pse bëjmë punën e prokurorit, as të gjykatësit e as të pandeurit.Ky vend do të kthehet në normalitet në momentit që do të funksionojë sipas parimit që gjithkush do të bëjë punën e tij dhe jo të tjetrit. Unë bëj punën time. Fokusi im janë ato njerëzit që më kanë respektuar.Në momentin që involvohet drejtësia mendoj se politikanët duhet ta qepin në momentin që ivnolvohen ose e përdorin drejtësinë ose e pengojnë”, deklaroi ai. Po ashtu, Braçe ka pranuar se ka refezuar postin e Ministrit të Bujqësisë në 2018.“Qeveria ka nevojë për ndryshime. Ja kam thënë në zyrë që ditën A. Me thirri për të diskutuar me pyeti a isha mërzitur. I thashë nuk jam mërzitur. E kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë.Ma ka propozuar Edi Rama e kam refuzuar shtator 2018. Shumë e thjeshtë i kam thënë se nuk jam gati. Nuk dua t’i zë vendin ministres së Bujqësisë, por 50% e popullsisë që merren me bujqësi te kenë një zë në Kuvend”, u shpreh ai. Ndërkohë për debatin me mocion për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, Braçe thotë se nuk është aspak hall i qytetarëve shqiptar. Sipas Braçes, tashmë axhenda e Kuvendit është zënë nga Sali Berisha dhe të tijët. Po ashtu, deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se ka degë të qeverisjes të cilat nuk po performojnë si duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here