Çështja e skandalit McGonigal-Rama/ Prokuroria kërkon urdhër mbrojtje, dokumentat apo zbulimet e hetimeve do të mbahen sekret. Gazetari i njohur publikon fakte të forta

0
210

Gazetari Klodian Tomori në një postim në rrjete sociale shkruan se Prokuroria e Distriktit te Columbias i ka kerkuar Gjykates të nxjerrë urdhër mbrojtje edhe për cështjen shqiptare të gjyqit McGonigal.

Kjo sipas tij nënkupton se dokumentat apo zbulimet që do ta dalin nga hetimet dhe nga seancat e gjyqit do të mbahen sekret.

Pas ceshtjes ruse, nje dite me pare Prokuroria e Distriktit te Columbias i ka kerkuar Gjykates te nxjerre urdher mbrojtje edhe per ceshtjen shqiptare te gjyqit McGonigal. Ne kete rast, urdhri i mbrojtjes nenkupton se shume nga informacionet, dokumentat apo zbulimet qe do ta dalin nga hetimet dhe nga seancat e gjyqit do te mbahen sekret.

Prokurorja e ceshtjes thote se urdhri i mbrojtjes eshte dakortesuar edhe me palen mbrojtese, pra avokatet e McGonigal. Tani keta ose po levizin per te bllokuar Kongresin ose aty ka me te vertete gjera shume te nxehta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here