Barcelona “thyhet” nga Almeria/ Hera e dytë që katalanasit nuk arrijnë të shënojnë

0
153

Barcelona u “thye” në transfertë nga Almeria pasi u mposhtën me rezultatin 1-0. Për vendasit ishte triumfi i parë në histori përballë blaugranave.

Të besuarit e trajnerit Ksavi Hernandez nuk patën energjinë e duhur dhe pas kësaj humbje janë vetëm 7 pikë para “Los Blancos”.

Barça regjistroi edhe një rekord negativ duke qenë se për herë të parë nga tetori i vitit 2022, Robert Levandovski me shokë nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për herë të fundit kur katalanasit dështonin të shënonin gol, ishte ndeshja e 26 tetorit në Champions përballë Bajernit Mynihut (0-3) në “Camp Nou”.

Sa i takon La Liga-s ishte e dyta herë që Barcelona nuk ia del të shënojë gol teksa më parë kishte “ngecur” në një barazim 0-0 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Rajo Vajekanos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here