Transporti publik në Tiranë/ Kreu i shoqatës tregon linjat e reja dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

0
184

Linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë pritet të jenë gati në verë. Sipas kreu të Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj linjat e reja do jenë me korsi të dedikuara, duke ofruar lehtësi dhe dyfishuar shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët.

Memaj deklaron se me linjat e reja pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, duke lëvizur në korsitë e dedikuara.

“Linjat me korsi të dedikuara do të lehtësojë lëvizjen dhe do të dyfishojë shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët. Pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për shkelësit”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për problematikat që po përballet ky sektor, nga mungesa e fuqisë punëtore dhe e skemave subvencionuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here