Protesta e opozitës para Parlamentit, qindra efektivë policie në gatishmëri, si do të vendosen Shqiponjat, FNSH dhe RENEA. Ja rrugët që do bllokohen

0
179

Ditën e sotme në orën 10:00 është paralajmëruar protesta e radhës nga opazita. Protesta do të zhvillohet jashtë ambienteve të Parlamentit. Rreth 700 efektivë policie janë në gatishmëri, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.

Mësohet se në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here